Friday, March 6, 2009

Veteranët e arsimit shqip për 7 Mars në teatër

Për të shënuar festën e 7 Marsit - ditën e mësuesit, Teatri Shqiptar - Shkup përpara veteranve të arsimit shqip do të prezantojë falas shfaqen “Netë shqiptare” nga Enton Kaca.

Qëllimi ynë është t’i mbledhim bashkë këta njerëz dhe me këtë gjest modest t’ju dëshmojmë se nuk i kemi harruar, përveç asaj shprehim shumë respekt dhe faleminderim për kontributin që kanë dhënë në arsimin e shoqërisë sonë.


Pas shfaqjes për t’ju dhënë mundësi mysafirve që të ringjallin kujtimet në biseda të këndëshme do t’i ftojmë në një koktel modest.